​Kosova sot luan ndeshjen e rëndësishme në Izrael

​Kosova sot luan ndeshjen e rëndësishme në Izrael

Krahas garës ndërkombëtare që po zhvillohet në Prishtinë, ndeshje me shumë rëndësi për hendbollin kosovar zhvillohet nga ora 19:00 në Tel Aviv të Izraelit.

Në kuadër të grupit 1 të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2020, Kombëtarja e Kosovës takohet me Izraelin.

Të mërkurën Kosova impresionoi në Prishtinë dhe fitoi ndaj Izraelit me rezultat 27:24.

Kosova i ka dy pikë, sa edhe Polonia e Izraeli dhe me fitore në Tel Aviv do të dal në vend të dytë dhe do të bëjë hap gjigand drejt kualifikimit në Evropian.