​Sot finalja që mund ta bëjë Kosovën U21 pjesë të historisë

​Sot finalja që mund ta bëjë Kosovën U21 pjesë të historisë

Nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, të dielen (sot) zhvillohet finalja e IHF Trophy Interctontinental në grupmoshën e juniorëve (U21).

Takohen Kosova me Taipein Kinez. Në kombëtaren tonë janë optimizëm për fitore, por poashtu premtojnë të jenë të përkushtuar maksimalisht, serioz dhe shpresojnë të kenë pëkrahjen e duhur nga tribunat.

Dhe me fitore hendbolli kosovar do të shkruajë histori të re për sportin kosovar, si shumë herë deri më tani. Asnjë ekip kombëtar i Kosovës deri më tani nuk është paraqitur në kampionat botëror dhe këtë e siguron Kosova U21 me fitore ndaj Taipeit Kinez.

Rëndësia e ndeshjes është shumë e madhe dhe e madhe shpresohet të jetë edhe përkrahja e tifozëve.

Kosova U21 ka qenë superiore deri më tani në IHF Trophy Intercontinental. Ka fituar ndaj Taipeit Kinez  (31:23), ndaj Nigerisë (34:21) dhe në gjysmëfinale ndaj Paraguajit (36:27). Taipei Kinez kishte fituar me shumë vështirësi ndaj Nigerisë (30:29) dhe në gjysmëfinale befasoi SHBA-në (41:36).