“Arena Sportive” sonte vjen me materiale ekskluzive

“Arena Sportive” sonte vjen me materiale ekskluzive

Sonte nga ora 20:40, emisioni “Arena Sportive” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), sjell materiale tjera ekskluzive nga sporti vendor.

Sonte do të mund të ndiqni pjesën e rregullt kushtuar futbollit në Superligë dhe zhvillimeve në javën e 27-të.

Ekskluzive në “Arena”, flasin Altin Zogaj, boksier nga Gjermania dhe trajneri i boksit Besnik Vilanci, rreth përgatitjeve për gala mbrëmjen e boksit, që zhvillohet më 20 Prill në Ferizaj.

Në volejboll u zhvillua xhiro e fundit e kampionatit të rregullt. Sjellim derbin Prishtina Volley-Peja.

Sonte poashtu sjellim rrëfimin e Ramadan Beshirit, rreth idesë për botimin e librit të parë kushtuar atletikës kosovare.

Një tjetër material ekskluziv, sjell detajet nga Kupa e Kosovës në Bodybuilding, e mbajtur të shtunën në Gjakovë.

Sonte ekskluzivisht nga studio e RTK do ketë lidhje direkte me Pallatin e Sporteve në Prishtinë, ku kolegu Arlind Grantolli do të sjellë ngjarjet e fundit nga IHF Trophy në hendboll.