Firmino: ‘Liverpool – Chelsea do të jetë klasike’

Firmino: ‘Liverpool – Chelsea do të jetë klasike’

Sulmuesi i Liverpool është shprehur shumë i entuziazmuar para duelit me Chelsea.

Për Liverpool, tri pikët janë jetike, pasi synimi i tyre kryesorë është titulli i kampionit në Premierligë.

Firmino e di se ndeshja me Chelsean do të jetë e vështirë, por është i lumtur para këtij dueli, pasi që pret të dhurohet spektakël.

“Duhet të jetë një ndeshje e mirë. Janë dy skuadra të mira me lojtarë të shkëlqyer, e dimë këtë”, ka thënë braziliani për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“Është një klasike, ndeshje e madhe dhe duhet të kemi 100% të fokusimit që të japim më të mirën”, ka thënë tutje ‘Bobby’.

“Chelsea ka skuadër fenomenale dhe patën start të mirë, por për fat të keq nuk arritë të mbajnë hapin” ka thënë ndër të tjerash Firmino.

Kujtojmë se edhe skuadra e Chelsea është në kërkim të pikëve, pasi janë në garë për një vend që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, andaj dëshira për fitore do të jetë e madhe nga të dy skuadrat.