Sa shumë klube pas yllit te Tottenhamit

Sa shumë klube pas yllit te Tottenhamit

Ole Gunnar Solskjaer paralajmëroi se do të ketë një merkato të rëndësishme në verë me lojtarë që mund të bëjnë diferencën dhe Christian Eriksen është një i tillë.

Mesfushori danez është shndërruar në objektivin kryesor për mesfushën e “Djajve të kuq”, por konkurrenca nuk është e lehtë.

Janë Real Madrid, Barcelona dhe Inter, të interesuar për 27-vjeçarin, i cili ka kontratë edhe për një sezon, ndaj edhe Tottenham është i detyruar të dëgjojë ofertat për lojtarin.