Iniesta: Messi gjithmonë na i ka bërë të lehta gjërat më të vështira

Iniesta: Messi gjithmonë na i ka bërë të lehta gjërat më të vështira

Andres Iniesta e ka kaluar një kohë të gjatë duke luajtur përkrah Lionel Messit në Barcelonë, por asnjëherë nuk është mërzitur nga talenti suprem i magjistarit argjentinas.

Mesfushori spanjoll, i cili tani luan me klubin japonez Vissel Kobe, ka folur për Messin duke shpjeguar sesi ishte të luante në një ekip me dike që t’i lehtëson gjërat.

“Tash e shumë vite ai i bën gjërat e vështira të duken të lehta, gjë që shumë pak njerëz mund ta bëjnë”, tha Iniesta për ish-bashkëlojtarin e tij.

“Është e vështirë, ama ai gjithmonë ofron diçka të re”, shtoi ai.

“Praktikisht, unë gjithë karrierën time kam luajtur me të dhe të stërvitja dhe luaja me të do të thotë se e shijoja atë duke bërë vazhdimisht gjëra të reja”, theksoi ai.

Messi nuk është futbollist normal dhe Iniesta është i vetëdijshëm për këtë edhe tash kur ndodhet larg, shkruan ballkani.info.

“Është ndryshe të flasësh për të. Bëhet fjalë për gjërat që nuk mund t’i shohësh. Mund ta shohësh sesa i veçantë është ai vetëm nga mënyra sesi e prek topin”, shtoi Iniesta.