Interi ka gati planin për të rrëmbyer talentin e Brescias

Interi ka gati planin për të rrëmbyer talentin e Brescias

Sandro Tonali qëndron gjithmonë në orbitën e Interit.  Beppe Marotta dhe Ausilio do të jenë tepër aktiv në merkaton e verës për të afruar lojtarë me eksperience por edhe talente për të ardhmen.

Një prej tyre është Sandro Tonali, xhevahiri i Brescias, që ka admirues edhe Juven e Chelsean, por zikaltërit kanë një strategji të qartë.

Ata janë gati t’i ofrojnë 30-35 milionë euro presidentit Cellino për kartonin e lojtarit dhe ta lënë mesfushorin te Brescia edhe një sezon, ku mund të luajë rregullisht e të ndihmojë skuadrën të ngjitet në Serinë A.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë pasi edhe Juventusi është i gatshëm për të bërë një ofertë të mirë financiare për ta rrëmbyer.