Flamurtari mposht Lirinë, paqe në Gjilan

Flamurtari mposht Lirinë, paqe në Gjilan

Flamurtari ka realizuar fitore të rëndësishme ndaj Lirisë në “Fadil Vokrri”, duke gjetur një trepikësh me vlera në luftën për t’i ikur barazhit.

Kuqezinjtë e Prishtinës me golin e Shen Kelmendit arkëtuan pikët maksimal në duel me Lirinë, duke bërë një hap të madh në garën për mbijetesë.

Drenica lëshoi fitoren nga duart ndaj Dritës në Gjilan, nga 0:2 në 2:2, me golin e barazimit që erdhi në minutën e 95.

Nicolas Andrews shënoi dygolësh për drenicasi, kurse për gjilanasit realizuan Nwabuezen dhe Leci.