Arabia Saudite dhe EBA mbështetje grusht shtetit në Sudan

Arabia Saudite dhe EBA mbështetje grusht shtetit në Sudan

"Mbretëria e Arabisë Saudite, njofton se mbështet hapat e Këshillit Ushtarak Kalimtar dhe se gjendet pranë popullit të Sudanit", thuhet në lajmin e agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i kanë dhënë mbështetje grusht shtetit ushtarak në Sudan.

Në lajmin e agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite (SPA) thuhet: "Mbretëria e Arabisë Saudite, njofton se mbështet hapat e Këshillit Ushtarak Kalimtar dhe se gjendet pranë popullit të Sudanit".

Në lajm gjithashtu theksohet se mbreti Salman bin Abdulaziz ka dhënë udhëzim që në Sudan të ofrohet pako e ndihmës që përfshin ilaçe, produkte të naftës dhe grurë.

Edhe ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe në një kumtesë thotë se "mbështet veprimin e njoftuar nga Këshilli Ushtarak Kalimtar i Sudani që ka për qëllim të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe të pronës së tyre".

Në kumtesë u bëhet thirrje të gjitha palëve të përfshira, të mbrojnë institucionet legjitime dhe të mundësojnë një proces paqësor kalimtar.

Sheiku i EBA-së, Khalifa bin Zayed al-Nahyan, ka urdhëruar vendosjen e kontaktit me Këshillin Ushtarak Kalimtar, për të diskutuar mënyrat se si mund të ndihmohet populli i Sudanit.

Omar Al-Bashir erdhi në pushtet pas një puçi ushtarak në vitin 1989 kundër qeverisë së zgjedhur të kryeministrit Sadik al-Mahdi.

Ministri i Mbrojtjes Awad bin Auf, si kryetar i Këshillit Ushtarak Kalimtar, më 11 prill njoftoi largimin e Al-Bashir nga detyra, dhe nisjen e një faze transitore dyvjeçare pas demonstratave masive në të cilat bëhej thirrje për largimin e presidentit.