Publikohet klipi nga roli i ri filmik i Rihannas

Publikohet klipi nga roli i ri filmik i Rihannas

Këngëtaren nga Barbadosi, Rihanna, së shpejti do ta shohim në filmin triller për një muzikant lokal, në të cilin luan së bashku me Donald Glover (i njohur me emrin skenik Childish Gambino).

 “Guava Island” titullohet filmi, për të cilin nuk është folur shumë, por një paraqitje e shkurtër ka nxitur interesimin e fansave të saj.

Ngjarja flet për një muzikant, i cili themelon një festival muzikor, ndërsa Glover ka thënë se është i lumtur që e ka pasur mundësinë të prezantojë një temë universale së bashku me Rihannan.

“Ndërmjet Rihannas dhe njerëzve në Kubë, ky është një prej projekteve të mia më të mira, në të cilët kam punuar”, ka thënë ai.

Glover në film luan rolin e Deni Maroon, ndërsa këngëtarja do të paraqitet në rolin e të dashurës së tij, Kofi Navia.

Krahas tyre, në film luajnë edhe Letitia Wright e Nonso Anozie. Regjinë e ka bërë Hiro Murai, kurse Stephen Glover e ka shkruar skenarin.