​Pavlopulos: Evropa nuk do të jetë serish një kontinent i errët

​Pavlopulos: Evropa nuk do të jetë serish një kontinent i errët

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, deklaroi sot se është i nevojshëm bashkëpunimi i mirë mes të gjithë anëtarëve të BE-së për t`u marrë me sindromat fobike dhe sjelljet që kufizohen me racizmin.

"Ne nuk do të lejojmë që dikush ta bëjë sërish Evropën një kontinent të errët", tha Pavlopulos në hapjen e një muzeu të revolucionit grek në Amphisa.

Sipas tij, Evropa do të mbetet një bastion i demokracisë dhe do të qëndrojë në hap me pabarazitë që "kanë lindur ose kanë zhvilluar një qëndrim ekstrem politik të populizmit që dëmton drejtpërdrejt familjen evropiane".