Judd: Abortova sepse nuk doja fëmijën e personit që më përdhunoi

Judd: Abortova sepse nuk doja fëmijën e personit që më përdhunoi

Aktorja e njohur Ashley Judd ka rrëfyer së fundmi disa të vërteta të hidhura nga jeta e saj.

Në një konferencë të organizuar nga ‘Women in the World Summit’, aktorja ka treguar se është përdhunuar tri herë gjatë jetës.

50-vjeçarja ka thënë se në njërën prej rasteve kishte mbetur shtatzënë, teksa nuk kishte dashur ta mbante fëmijën.

“Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues”, ka thënë aktorja.

“Demokracia fillon me lëkurën tonë, ne nuk duhet të rregullojmë atë që ne zgjedhim të bëjmë me anët tona”, ka rrëfyer më tej Ashley Judd.