Stadiumi i Gjilanit gati vitin e ardhshëm

Stadiumi i Gjilanit gati vitin e ardhshëm

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë nga afër punimet në rindërtimin e stadiumit të qytetit, i cili po ndërtohet së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë prej 6 milionë eurove.

Ai me këtë rast se po angazhohen si Komunë për ta rritur buxhetin, në mënyrë që në vitin e ardhshëm të përfundojë projekti i stadiumit.

 “Plani dinamik është duke vazhduar sipas pagesave të MKRS. Po punojmë shumë për ta rritur buxhetin për këtë vit, në mënyrë që ta shkurtojmë kohën e ndërtimit dhe besoj që prej qershorit do të ketë dinamikë më të madhe. Shpresoj që në vitin e ardhshëm të përfundojë ky projekt kapital”, tha Haziri.

Ndryshe, Stadiumi i Qytetit në Gjilan është i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA dhe UEFA dhe i plotëson të gjitha kushtet për garat ndërkombëtare. Ai do të jetë në shërbim të Dritës, Gjilanit dhe klubit të femrave.