Volkswagen Atlas i ri për të gjitha terrenet

Volkswagen Atlas i ri për të gjitha terrenet

Koncepti i Atlasit të ri me shtatë karrige, tashmë është një SUV për ata që duan të lëvizin edhe në zonat më malore.

Para fillimit të New York Auto Show, prodhuesi gjerman Volkswagen e ka prezantuar konceptin e Atlasit të ri, që mund të lëvizë në të gjitha terrenet e mundshme. Alex Earle e ka krijuar këtë makinë, që thuhet të jetë e për të gjitha terrenet, të quajtur Basecamp.

“Ndryshimet i sjellin një frymë të re, është sikur e destinuar për udhëtimet malore, apo nëpër brigjet e lumenjve” ka thënë Earle, që është një ndër zyrtarët e lartë në Volkswagen.

Nën kapak e ka motorin prej 3.6 litrave, që prodhon 276 kuaj fuqi, ndërsa pjesët tjera i japin kapacitetin e lartë për të lëvizur në rrugë të vështira. Këtë Atlas e kompleton edhe rezervuari ujit, tualet të lëvizshëm, dush me ujë të nxehtë dhe shumë elemente tjera.

Makinën Volkswagen Atlas Basecamp do ta shohim gjatë javës që vjen, si dhe në SEMA 2019 gjatë muajit nëntor.