Mbahet panairi i universiteteve amerikane në Kosovë

Mbahet panairi i universiteteve amerikane në Kosovë

Përfaqësues nga trembëdhjetë universitete amerikane po prezantojnë të rinjtë e interesuar në Kosovë me mundësitë që ata ofrojnë për arsim të lartë në Shtetet e Bashkuara në kuadër të panairit të përvitshëm "Education USA" i cili po mbahet për herë të katërt në Prishtinë.

Organizatorët thonë se ky panair po rritet nga viti në vit, bashkë me interesimin e universiteteve për t’u përfshirë në të dhe dëshirën e të rinjve për të studiuar në Amerikë.

“Jam i interesuar për këtë panair pasi nuk di se çfarë kam me studiu në të ardhmen. Mendoj se ka shumë mundësi për fusha të ndryshme të punës apo karriera të ndryshme”, ka thënë një vizitor.

Ndërsa një tjetër thotë se këtë panair po e sheh si një mundësi shumë të mirë për të krijuar një vizion për të ardhmen. /VoA