Napoli fiton, Bologna barazon me Fiorentinën

Napoli fiton, Bologna barazon me Fiorentinën

Skuadra e Napolit ka shënuar sonte fitore në udhëtim kundër Chievos me rezultat 3:1, në kuadër të javës 32 të Serie A në futboll.

Golat për napolitanët i shënuan Koulibakly në minutat 15 dhe 81, dhe Milik ’64.

Ndërsa, Chievo, që tashmë është përshëndetur nga liga, arriti të shënojë golin e vetëm përmes Cesar në minutën 90.

Në këtë mënyrë, Napoli vazhdoi serinë e mirë kundër Chievo duke shënuar shtatë fitore dhe dy barazime në nëntë ndeshjet e fundit.

Napoli renditet në pozitën e dytë me 67 pikë, ndërsa Chievo në vendin e fundit të tabelës me 11 pikë.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara sot në Serie A, Torino para shikuesve të vet luajti baras me Cagliari me rezultat 1:1, Fiorentina dhe Bologna po ashtu barazuan por pa gola. Sampdoria si vendës ishte më e mirë se rivali i qytetit Genoa me rezultat 2:0., derisa Sassuolo dhe Parma përfunduan takimin pa fitues 0:0.

Sonte nga ora 20.30 takohen Frosinone dhe Inter.

Tabela: