20-vjet nga beteja e Zhegocit

20-vjet nga beteja e Zhegocit

Në agun e 15 prillit 1999, forcat serbe ia mësynë Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë.

Ishte ora 05:30 minuta kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak serb rrethuan fshatin nga të gjitha drejtimet.

Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë. Po të njëjtën ditë në fshatin Sllovi nga dora e armikut serb u vranë 49 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Në përkujtim të kësaj dite, sot mbahen akademi përkujtimore në Zhegoc të Gjilanit dhe Sllovi të Lipjanit, si dhe homazhe te varrezat e dëshmorëve në Zhegovc.