Assange e përdorte ambasadën për spiunazh, thotë presidenti i Ekuadorit

Assange e përdorte ambasadën për spiunazh, thotë presidenti i Ekuadorit

Julian Assange e përdori ambasadën e Ekuadorit në Londër si një "qendër për spiunazh", tha presidenti i Ekuadorit, Lenini Moreno.

Ai tha se deri të revokimi i azilit erdhi pasi Assange shkeli rregullat dhe jo për shkak se ndonjë vend tjetër ndikoi për të marrë këtë vendim.

"Ne nuk mund ta lejojmë shtëpinë tonë, shtëpinë që hapi dyert e saj, të bëhet një qendër për spiunazh” tha Moreno.

Duke folur për gazetën britanike Guardian, Presidenti Moreno tha se qeveria e vjetër e Ekuadorit siguroi lehtësira brenda ambasadës për "ndërhyrje" të shteteve tjera.

Presidenti gjithashtu foli për kushtet e këqija higjienike në të cilat jetonte Assange.

Avokatja e Assange, Jennifer Robinson, kundërshtoi pretendimet.

"Mendoj se gjëja e parë që duhet të them është se Ekuadori ka bërë disa akuza mjaft të egra gjatë ditëve të fundit për të justifikuar atë që ishte një veprim i paligjshëm dhe i jashtëzakonshëm kur lejoi policinë britanike të hyjë brenda në ambasade", tha ajo.