Kryeministri kujton vëllain Enver Haradinaj:Shumë i ri u përballe me luftën

Kryeministri kujton vëllain Enver Haradinaj:Shumë i ri u përballe me luftën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka kujtuar vëllain e tij të ndjerë, Enver Haradinajn.

Kryeministri, ka thënë se Enver Haradinaj është përballur shumë i ri me luftën dhe plagët që i sjell ajo.

Gjithashtu, nesër Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Dukagjin, në 20-vjetorin e rënies së Shkëlzen Haradinajt, Hasim Halilajt, Fatmir Nimanajt dhe Luan Nimanajt bën homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, si dhe te shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë.

Shkrimi i plotë:

Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri.

Përjetësisht,
Ramushi


MË SHUME NGA Aktuale