Thënie të mençura

Thënie të mençura

Nga tërë gabimet që bëjmë gjatë ditës, më i madhi është të dëshpërohemi. (Marcel Proust)

Çdo shikim kthehet në soditje, çdo soditje në mendim, çdo mendim në shoqërim idesh; kështu që mund të themi se sa herë i hedhim një vështrim të kujdesshëm botës, bëjmë teori.

Askush s’duhet të besojë se mund t’u shpëtojë përshtypjeve të rinisë së vet.

Ashtu si individëtçlirohen në ëndërr nga brengat dhe lakminë e tyre, ashtu dhe popujt i shpëtojnë frikës dhe u hapin dritare dëshirave të tyre në ato krijime plastike që ne i quajmë fe e mite.

Çka mblidhet thellë në zemër del me teshtimë në ëndërr.

Disa në fillim reagojnë dhe pastaj mendojnë. Shumë prej tyre pendohen për tërë jetën.

Kënaqësia është vetëm një interval i shkurtër mes njërës dhumbje dhe tjetrës.

Në moshën 50-vjeçare sekush prej nesh ka fytyrën që meriton.

Të gjithë duan të kenë ndërgjegje, por pak janë të gatshëm t’ia paguajmë çmimin.

Heronjtë janë të gjithë të rinj e të bukur.

Jemi të gjithë plot me dobësi e gabime; t’ia falim njeri-tjetrit marrëzitë tona; ky është ligji i parë i Natyrës.

Atje ku llomotisin kaq shumë gomerë, a i lejohet një luani të bëjë të njëjtën gjë?

Humbja është jetime, fitorja ka 100 baballarë.

Emrat kolektivë shërbejnë për të mbjellë konfuzion. “Populli, publiku…”. Një ditë të bukur ti vë re se jemi ne. Kurse besoje se ishin të tjerët.

Për xhelozinë nuk ka gjë më të tmerrshme se e qeshura.

Gjenia dhe keqbëria janë dy gjëra të papajtueshme.

Nuk është lumturi e vërtetë kur gëzohesh dhe nuk di që gëzon. Fëmija është i lumtur, vërtet: ama këtë gjë e mëson vetëm më vonë; është sikur të mos ketë qenë ai vetë.

Dashuria për vetveten është fillimi i një idili që vazhdon tërë jetën.

Trishtimi nuk është veçse një mur midis dy kopshteve.

Zemra ka dy të ndara, atje rri gëzimi dhe dhimbja. Kur gëzimi rri zgjuar në njërën, atëherë dremit dhimbja në tjetrën. O gëzim, ki mendjen! Fol ngadalë se mos zgjohet dhimbja!

Një nga shenjat e afrimit të kolapsit nervor është të besosh se puna është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se të shkuarit me pushime do të shkaktonte një varg katastrofash.

Nëse të gjitha lëmoshat do të ishin dhënë mëshirë, të gjithë lypësit do të kishin vdekur tashmë nga uria. Shpërndarja më e madhe e lëmoshave është frikësia.

Njerëzit gjthnjë kanë nevojë për dikë më të vogël se vetja.

Ndonjëherë në kryelartësinë tënde je më i menduar për botën, sesa për veten.

Një i vdekur është një tragjedi, një milion të vdekur është një statistikë.

Një njeri që trembet prej vuajtjeve ka nisur në fakt të vuajë prej asaj çka trembet.

Njohja është fillimi i aksionit; aksioni, përfundimi i njohjes.

Njerëzit udhëtojnë për t’u mahnitur prej maleve, prej detev, prej lumenjëve, prej yjeve; dhe kalojnë pranë vetevtes pa u mrekulluar.

Bën më tepër zhurmë një pemë që rrëzohet sesa një pyll që rritet.

I rezistoj gjithçkaje përveç ngasjeve.Të gjithë burrat, po të mundn, do të ishin tiranë.

Më e keqja e sakrilegjeve është ngecja e mendimit.

Nëse do të kesh lajme nga zemra, pyet fytyrën.

Të gjithë të vetëvrarët, një çast pas goditjes mbi vetveten, kanë qenë të penduar.

Jeta është iluzioni më i vërtetë dhe e vërteta më iluzive.

Mendja bie gjithmonë në lakun e zemrës.

Ka defekte që, të shfrytëzuara mirë, shkëlqejnë më shumë se virtyti.

Shpesh në raportet njerëzore jemi të vlerësuar më tepër për defektet tona sesa për cilësitë e mira.

Një njeri me humor do të gjendej në siklet të madh pa shoqërinë e budallenjve.

Madhësia e dijes sate lind zili, ndërsa thjeshtësia e zemrës sate lind miq.

Kur dikush lavdëron dikë – pakkush e beson, ndërsa kur kritikon dikë – çdokush e beson.

Rehat fle ai që nuk e ka atë nga e cila frikësohet.

Sjellja e mirë mbulon shumë defekte, sikurse sjellja e keqe mbulon veti të mira.

Duhet rezistuar një sekondë më shumë se armiku.

Kur ke diçka tepër të qartë për të thënë, fjalët vijnë vetë.

Nëse dikush nuk është i gatshëm të përballojë ndonjë rrezik për idetë e tij, ose idetë e tij nuk vlejnë hiq, ose ai nuk vlen fare.

Mos nënçmoni askënd dhe mos përjashtoni asgjë, mbasi nuk ekziston njeri të mos ketë damarin e vet dhe nuk ekziston gjësend të mos ketë vendin e vet.

Ëndërrues është ai që nuk di ta gjejë rrugën e vet nëse i mungon drita e hënës; ndëshkimii tij është se e sheh agimin shumë më parë se të tjerët.

Si ka mundësi që njerëzit të kenë menduar kaq pak për tallanditë e gjumti që dëshmojnë se njeriu bën një jetë të dyfishtë?

Janë momente e përjetësisë që gjenë çastin dhe shfaqjen e arshme në një ëndërr tashmë të vjetër.

Sa më shumë që po i njoh kafshët, aq më tepër po i urrej njerëzit.

Një zemër ka më tepër dhoma se një kazino…

Kush nuk i njeh kufijtë e vet, është një njeri i mabruar.

Duhet të falësh shumë gjëra që të mësohesh të falësh të tjerët.

Pasioni nuk përfton kurrë të falur.

Kushdo është i lirë të merret me atë çka e tërheq, çka i fal kënaqësi, çka i duket e dobishme, por studimi i vërtetë i natyrës njerëzore është njeriu.

Të gjitha gjërat e humbasin vlerën e vet kur i sheh shumë shpesh.

Pleqëria është një tiran, që , me kërcënim vdekjeje, i ndalon njeriut të gjitha kënaqësitë e rinisë.

Çka është e shkruar në zemrën e të esëllit është në gjuhën e të dehurit.

Njeriu i guximshëm në çdo veprim të tij ka mbarësi.

Njeriu që nuk është në gjendje të mbarojë punën e vet, nuk mund të mbarojë punën e kurrkujt.

Syri është dritare e shpirtit.

Të gjitha ndarjet janë të dhimshme, madje edhe ato që i dëshironim.

Njerëzit mendjemëdhenj shqetësohen nga mendjemadhësia e të tjerëve.

E qeshura e mirë është si drita e diellit brenda në shtëpi.

Arti i mirëkuptimit të ndërsjelltë, i vetmi që mund të na ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar, nuk ka përfituar nga asnjë doktrinë moderne që ka të bëjë me sferën e mendjes aq sa nga doktirna frojdiane e personalitetit.

Përfundohet kurdoherë për t’ia dhënë puthjen e natënemirës personit të gabuar.

Nëse urren një njeri, ti urren te ai diçka që është pjesë e jotja. Ajo çka nuk është pjesë e jona nuk na shqetëson.

Pse thonë është e vështirë ta lësh duhanin; unë e kam lënë me dhjetëra herë.

Askujt nuk i duhet aspak të jetë korrekt me zakonet e të tjerëve.

Kur mendon se për askënd në botë nuk ka rëndësi se je gjallë, provo të mos paguash për dy muaj këstin e makinës.

Flauti është në kërkom të flaustistit që është në kërkim të flautit. Njeriu ka të drejtë të jetë kokëgdhë, por nuk duhet të abuzojë me një të drejtë të tillë.

Kush mundet, le ta bëjë, kush nuk mundet, te ta mësojë.

Shkëlqimi i tjetrit, nëse nuk ke ti vetë, nuk do të të bëjë kurrë të shkëlqyer.

Koha ime nuk ka ardhur akoma; disa lindin pas vdekjes.

Të jetosh thjeshtësisht dhe të mendosh madhërishëm.

Të kesh një zemër prej fëmije nuk është turp. Është një nder.

Nga lëpirjet e pareshtura, diçka në buzë mbetet përgjithmonë.

Vallë vegjetarianët ngjajnë dhe ata sipas perimeve që hanë?

Të gjithë njerëzit shohin ëndrra. Ata që ëndërrojnë njerëzit zbulojnë, me t’u zgjuar, kotësinë e atyre vegimeve; ama ata që ëndërrojnë ditën janë të rrezikshëm, sepse ndodh që ta interpretojnë ëndërrëne tyre me sy hapur, për ta aktualizuar.

Është më mirë të shtireni si akrobatë, sesa ta ndjeni veten xhuxhër.

Të bësh diçka nuk mjafton; duhet që të mos e bëjnë të tjerët.

Mësuesi im më mësoi se sa e vështirë është të gjesh agun brenda muzgut.

Mendimi juaj për të ardhur të na takoni ka qenë një ide e mrekullueshme, Por edhe yni për të mos ju u hapur juve nuk është i keq.

Ferri është i shtruar me kalldrëm për qëllime të mira.

Kur humba pushkën time, ushtria më detyroi të paguaja 85 dollarë. Ja përse në Marinë kapiteni fundoset me të gjithë anijen.

Ëndërrat dhe dëshirat tona ndryshojnë botën.

Shpirtin im është hija e pranishme e një pranie të padukshme.

Zemra ngjan me një prostitutë; kur resht së tunduri, ka marrë fund.

Edhe Mikelanxhelo i bëri kapelet e veta tek rrobaqepësi.

Një peisazh është një gjendje shpirtërore.

Një ngjarje e keqe nuk na e jep turbullimin më të fortë kur sapo është kryer, por në distancë kohore, kur e risjellim ndër mend, sepse kujtimi i keq nuk shuhet kurrë.