VIDEO-Kosova për tatime nuk mund të krahasohet me vendet e tjera

VIDEO-Kosova për tatime nuk mund të krahasohet me vendet e tjera

Ruzhdi Zenelaj, ekspert i taksave, tha se Kosova si shtet i sapoformuar dhe i cili është në ndërtim e sipër, ka shkallën e rritjes së pagave e që në krahasim me inflacionin mund të jetë edhe më lartë se në Evropë.

“Kjo ndodh për shkak se në Evropë e kanë një stabilitet ekonomik dhe nuk ka një ngritje signifikante të të ardhurave në paga” tha ai  sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij nuk mund të përdorët të njëjtin faktor si në Evropë dhe Kosovë, vetëm nëse marrin parasysh nivelin e të ardhurave në Kosovë me ata të BE-së. “Paga në Kosovë është rreth 528 euro, që është publikuar nga Agjencia e Statistikave, kurse në BE më e vogla është rreth 2 mijë euro”, tha ai.

Zenelaj vlerësoi se ka diferencë e madhe në mes të taksave në Kosovë dhe BE.

Për më shumë shikoni intervistën e plotë të Ruzhdi Zenelajt, ekspert i taksave.