Interneti dhe keqpërdorimi i të dhënave personale

Interneti dhe keqpërdorimi i të dhënave personale

Policia e Tetovës, nga sot, edhe zyrtarisht ka filluar projektin për edukim dhe parandalim të keqpërdorimit të të dhënave në internet.

Në projekt do të përfshihen rreth 3500 nxënës nga shkollat fillore të Tetovës dhe Gostivarit, me mësim në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke, ndërsa do të përfshihen edhe 215 klasa nga 92 shkolla fillore, kryesisht klasë të shtata.

Pjesëtarë të policisë të trajnuar profesionalisht, në orë të veçanta, do t`iu sqarojnë nxënësve, si dhe në çka duhet pasur kujdes, kur shpërndajnë të dhënat personale dhe fotografi në rrjetet sociale, gjegjësisht si të mbrohen në mënyrë efikase nga keqpërdorimi i të dhënave të tyre personale, fotografi dhe video-klipe të incizuara.

Nxënësit gjithashtu, nga afër do të njoftohen edhe me implikimet ligjore, nëse rastësisht ose me qëllim ata do të keqpërdorin të dhënat personale të ndonjë personi tjetër –njoftojnë nga SPB e Tetovës.

Projekti planifikohet të përfundoj në fund të muajit të ardhshëm.