Policia arrestoi 23 persona pas trazirave në Kopenhagë

Policia arrestoi 23 persona pas trazirave në Kopenhagë

Njëzet e tre persona janë arrestuar pas trazirave në Kopenhagë, ka bërë të ditur të hënën policia daneze, derisa kanë eskaluar kundër-protestat ndaj demonstratave të një aktivisti të krahut të djathtë.

Trazirat janë përhapur të dielën në disa pjesë të kryeqytetit danez, pasi që Rasmus Paludan, themeluesi i partisë kundër imigrantëve, “Hard Line” ka mbajtur demonstratë.

“Nuk pajtohem fuqimisht me provokimet e pakuptimta të Paludanit, që nuk kanë qëllim tjetër mos përçarjes. Përballeni atë me argumente – e jo dhunë”, ka shkruar ndërkaq në “Twitter” kryeministri i këtij shteti, Lars Lokke Rasmussen.


MË SHUME NGA Bota