LDK mbështet rezolutën që do të sanksiononte krimet serbe në Kosovë

LDK mbështet rezolutën që do të sanksiononte krimet serbe në Kosovë

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar edhe kjo parti e mbështet rezolutën për sanksionimin e krimeve serbe.

Ai ka kërkuar që kjo rezolutë të jetë në frymën e Parlamentit Evropian dhe të jetë e pranueshme për të gjithë deputetë e Kuvendit të Kosovës.

“Ne e mbështesim plotësisht dhe ne do ta delegojmë deputetin Armend Zemanj që është zëvendëskryetar i grupit parlamentar dhe shpresoj që në konsultim me të gjitha grupet parlamentare të nxirret një rezolutë në frymën edhe të rezolutave të Parlamentit Evropian, i cili ka dënuar masakrën në Srebrenicë e plotë vendeve të tjera,shpresoj se do të nxjerrim një rezolutë që është e pranueshme për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha Hoti.

Krijimi i një rezolutë të tillë u propozua nga shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.


MË SHUME NGA Aktuale