PDK mbështet rezolutën për sanksionimin e krimeve serbe

PDK mbështet rezolutën për sanksionimin e krimeve serbe

Shefi i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka bërë të ditur se edhe PDK e kanë përkrahur rezolutën për sanksionimin e krimeve serb në Kosovë.

Krasniqi tregoi se përfaqësuesi i PDK-së në këtë komision do të jetë deputeti Mërgim Lushtaku.

“Si grup parlamentar e mbështesim plotësisht këtë iniciativë të cilën e kemi diskutuar edhe javën e kaluar dhe është përmendur edhe në këtë Kuvend, kështu që ne do të kemi përfaqësuesin tonë në komisionin që do të themelohet dhe propozojmë që  përfaqësues në këtë komision të jetë deputeti Mërgim Lushtaku” ,tha Krasniqi.


MË SHUME NGA Aktuale