Burimet e Apple zbulojnë dizajnin e iPhone XR të ardhshëm

Burimet e Apple zbulojnë dizajnin e iPhone XR të ardhshëm

Në një postim në Twitter nga Steve Hemmerstoffer, ndryshe i njohur si OnLeaks, është zbuluar se të gjitha modelet e reja të iPhone 2019 të Apple – iPhone 11, 11 Max dhe XR2 – do të vijnë me kamerat e trefishta të pasme.

Ndërsa kjo ishte menduar gjerësisht për modelet premium, duket se XR mund të kaloj nga një në një kamerë në kamerë të trefishtë në vetëm një gjeneratë.

Hemmerstoffer thotë se informacioni vjen nga një burim i ri por, si një nga më të mirët në biznes, burimet e tij “të reja dhe ende të pakonfirmuara” zakonisht dalin të vërteta.

Për më shumë, Hemmerstoffer i referohet modeleve të reja të Apple si iPhone XI, iPhone XI Max dhe iPhone XIR.