Nuk kalon projektligji për dhomat e posaçme për AKP-në

Nuk kalon projektligji për dhomat e posaçme për AKP-në

Në mungesë të kuorumit, nuk është votuar në shqyrtim të dytë, projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha ka kërkuar që të votohet një projektligj i tillë i cili do e bënte funksionale këtë dhomë, e cila nuk punon që nga qershori i vitit të kaluar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ,Sami Kurteshi, tha se projektligji për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit përbënë shumë mangësi.

Në mungesë të votave të deputetët në seancën  plenare që po mbahet sot nuk kanë kaluar një sërë ligjesh ndër to votimi në parim i projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, votimi në parim i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,  votimi në parim i projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve.


MË SHUME NGA Aktuale