ShSKUK njofton se ka filluar përmirësimi i furnizimit me barna

ShSKUK njofton se ka filluar përmirësimi i furnizimit me barna

ShSKUK përmes një njoftimi për media njofton se ka filluar përmirësimi i furnizimit me barna dhe material shpenzues.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton se, pas bartjes së buxhetit për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë tek  SHSKUK, ka ndërmarrë të gjitha masat për furnizim me barna dhe material shpenzues, duke inicuar procedura rekorde të prokurimit për shumë artikuj.

Janë procedurat e prokurimit, të bazuara në Ligjin për prokurim publik që institucioni është i obliguar t’u përmbahet.

SHSKUK, ka filluar edhe procedurat për blerje emergjente deri në nënshkrim të kontratave të reja. Me disa nga artikujt veç jemi furnizuar në fundjavë, siç janë dorezat, shiringat, përderisa në fillim javës do të ketë furnizim edhe për shumë artikuj tjerë emergjent.

Janë marrë hapa konkret dhe përmes blerjes emergjente të sigurohen artikujt në fjalë. 

Artikujt janë siguruar  me blerje emergjente deri në lidhjen dhe zbatimin e kontratave që janë inicuar, njofton ShSKUK përmes komunikatës.