Komuna e Kaçanikut e përkushtuar në krijimin e lehtësirave administrative

Komuna e Kaçanikut e përkushtuar në krijimin e lehtësirave administrative

Komuna e Kaçanikut vazhdon traditën e administratës efektive për të gjithë qytetarët. Përgatitjet e fundit janë duke u bërë rreth fillimit të implementimi të projektit “ sistemi i pritjes në radhë” në kuadër të drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e fillimjavës udhëhequr nga Nënkryetari i Komunës Ylber Bajra. Drejtori i Administratës së Përgjithshme Festim Neziraj, tha se ky sistem do ti paraprijë shërbimit “ One Stop Shop”, ku qytetarët do të mund ti kryejnë të gjitha shërbimet duke përfshirë edhe pagesat në një sportel.

Neziraj poashtu njoftoi se procesi i zgjedhjes së administratorëve nëpër vendbanime është duke vazhduar, ndërsa inkurajoi qytetarët që të jenë pjesë e këtij procesi. Në takim prezantuan edhe drejtoritë dhe sektorët komunal, të cilët shpalosën aktivitetet dhe projektet e realizuara, si dhe planifikimet për javën që sapo kemi filluar.