Ambasadori Dedaj: NATO-ja dhe BE-ja mbesin lartë në agjendat tona

Ambasadori Dedaj: NATO-ja dhe BE-ja mbesin lartë në agjendat tona

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është takuar me ambasadoren e Ukrainës në Shkup, Nataliia Zadorozhniuk, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Dedaj ka bërë me dije se ka kërkuar nga ambasadorja ukrainase, që vendi i saj ta mbështet Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“NATO-ja dhe BE-ja mbesin lartë në agjendat tona”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale