​Industria e muzikës botërore fiton 19.1 miliardë dollarë më 2018

​Industria e muzikës botërore fiton 19.1 miliardë dollarë më 2018

Industria e muzikës botërore fitoi 19.1 miliardë dollarë në 2018, shuma më e madhe që nga viti 2006, njofton Federata Ndërkombëtare e Industrive Fonografike (IFPI).

Të ardhurat e botuesve të muzikës vitin e kaluar u rritën 9.7 për qind nga të ardhurat më të larta të regjistruara në 2006 dhe kjo ngritje vjen kryesisht për shkak të rritjes së fortë të të ardhurave nga transmetimi i muzikës digjitale, i ashtuquajturi streaming, i cili tani përbën pothuajse gjysmën e fitimeve nga muzika e regjistruar.

Shitja e muzikës digjitale, albumeve dhe singleve është në rënie, ndërsa në të njëjtën kohë transportuesit fizikë të muzikës vazhdojnë të gjenerojnë rreth një të katërtën e të ardhurave.