KQZ-ja kërkon që OSBE-ja t’i monitorojë zgjedhjet në veri

KQZ-ja kërkon që OSBE-ja t’i monitorojë zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar në lidhje me rolin e OSBE-së në monitorimin e zgjedhjeve në veri.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se ende ka nevojë që OSBE-ja të jetë e përfshirë në zgjedhje dhe sidmos tani kur bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme dhe për shkak të kohës së kufizuar .

Ajo tha se prezenca e OSBE-së është në funksion të transparencës nëpër komuna.

“Meqenëse këtë herë zgjedhjet janë shpallë vetëm në katër komuna ku tradicionalisht kemi pasur përfshirjen e OSB-së vetëm sa i përket këshillave teknike në ditën e zgjedhjeve, konsideroj se meqenëse kemi zgjedhje të parakohshme dhe për shkak të kohës konsideroj që ende ka nevojë që të përfshihen OSBE-ja për KKZ dhe KVV-të, sepse mendoj se nuk na bën ndonjë dëm sepse është në funksion të transparencës nëpër komuna. Nuk ka rol ekzekutiv apo në funksion të organizimit të zgjedhjeve ashtu siç nuk ka pasur as në zgjedhjet e mëhershme”, tha Daka.

Para një jave presidenti, Hashim Thaçi shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunar veriore: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore pasi kryetarët e këtyre komunave u dorëhoqën për shkak të taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.


MË SHUME NGA Aktuale