Obiliqi arrin memorandum bashkëpunimi me MZHR

Obiliqi arrin memorandum bashkëpunimi me MZHR

Nënkryetari i komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi dhe përfaqësuesit e MZHR-së nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për një projekt infrastrukturor me vlerë 100.000 euro.

Bëhet fjalë për projektin e rrugëve "Agron Rama", "Dëshmorët Rama", "Xhavit Haziri" dhe "Krahu 1".

Komuna do të bashkëfinancojë për përmbyllje të projektit me vlerë 84.401 euro.

Me këtë rast, nënkryetari Mjekiqi falënderoi MZHR-në për përkrahjen e vazhdueshme për Komunën e Obiliqit.