Hahn pas takimit me Thaçin: Taksa 100% të paktën të pezullohet

Hahn pas takimit me Thaçin: Taksa 100% të paktën të pezullohet

Komisioneri për Zgjerim nga Bashkimi Europian Johannes Hahn, ka thënë se është më se e rëndësishme të rinisë dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Këto deklarata Johannes Hahn i ka bërë pas takimit që pati sot në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

”Takim i mirë me Presidentin HashimThaçi. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinisë me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita pozicionin e Bashkimit Europian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen”.


MË SHUME NGA Aktuale