Hoxhaj: Serbia duhet ta pranojë përgjegjësinë për krimet në Kosovë

Hoxhaj: Serbia duhet ta pranojë përgjegjësinë për krimet në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur deklaratën e Kuvendit të Kosovës, që u miratua sot, e cila kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi dhe dënimin e përgjegjësve për këtë krim.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, tha se miratimi i kësaj deklarate është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Ai, po ashtu, ka thënë se Serbia duhet të ndalojë së mohuari krimet e saj në Kosovë dhe ta pranojë përgjegjësinë për fushatën e spastrimit etnik dhe mijëra viktima civile.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Miratimi i Deklaratës së Kuvendit të Kosovës në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në seancën e sotme, duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e përgjegjësve për këtë krim, është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Serbia duhet të ndalojë së mohuari krimet e saj në Kosovë dhe ta pranojë përgjegjësinë për fushatën e spastrimit etnik dhe mijëra viktima civile. Kosova nuk do të ndalet derisa përgjegjësit të sillen para drejtësisë.


MË SHUME NGA Aktuale