VIDEO-Totaj: Qeverisja aktuale në Prizren ka dështuar

VIDEO-Totaj: Qeverisja aktuale në Prizren ka dështuar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ditë më parë ka zgjedhur Shaqir Totajn kryetar të Degës në Prizren, me unanimitet të plotë në Kuvendin zgjedhor ku ishin të pranishëm 434 delegatë. Po ashtu, delegatët kanë zgjedhur edhe 71 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues si dhe 40 delegatë për Konventën Qendrore të PDK-së.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj , tha se do të punojë që PDK në Prizren të fitojë.

"PDK-ja ka vizion dhe potenciale për të punuar për të ardhmen. PDK po tregohet e hapur për kuadro të reja. Kryetari Veseli po e hap partinë. Rreth 9500 persona kanë marrë pjesë vetëm zgjedhjet e PDK-së në Prizren", tha Totaj sot në INFO 3 LIVE në RTK3.

Sipas tij PDK nuk ka rivalitet. "PDK ka opsion të ri për Prizrenin. Unë kam bërë platformën për Prizrenin", tha ai.

Totaj vlerësoi se qeverisja aktuale në Prizren ka dështuar. Ai bëri me dije se do të krijojë kabinet të qeverisjes së mirë.