Pogba do Realin, por United kërkon një minierë ari!

Pogba do Realin, por United kërkon një minierë ari!

Manchester United nuk ka ndërmend t’ia bëjë të lehtë askujt sa i takon çështjes Pogba. Të paktën diçka të tillë i kanë komunikuar agjentit te tij Mino Raiola drejtuesit e klubit ditët e fundit kur mes palëve u zhvillua një takim ku u bë e qarte dëshira e Djajve të Kuq për të zgjatur edhe me tepër kontratën që përfundon në 30 qershor të 2021-it.

Në historinë e një transferimi të mundshëm të Pogba tek Reali ka dy aktorë kryesorë, lojtari dhe trajneri Zinedine Zidane, por problemi është që në Old Trafford duan të mbështeten tek mesfushori të cilin e shohin si një pjesë të rëndesishme të projektit te tyre që pritet të ndryshojë rrënjësisht skuadren nga kjo aktualja. Drejtuesit e United kanë qenë të vendosur dhe të prerë në vendimin e tyre, duke i komunikuar Pogba se problemi që kishte për të mos vijuar më pjesë e këtij klubi tani nuk ekziston sepse Jose Mourinho u largua dhe kreret zgjodhën vazhdimësine e futbollistit duke hequr dorë nga portugezi.

Pogba nuk mund të mohojë asnjë nga faktet e United megjithatë ka pranuar se i pelqen të luajë në Santiago Bernabeu të vesh fanellën e Realit dhe të drejtohet nga Zinedine Zidane. Largimi i tij nga Manchesteri nuk do të jetë i lehtë kjo për shkak se në verën e 2016-ës për ta shkëputur  nga Juventusi u detyruan të shpenzonin plot 114 mln euro. Los Blancos qëndrojnë në pritje megjithatë madrilenët nuk do te shpenzojne shifra të çmendura për francezin por nëse United nuk pranon ofertën prej 150 mln euro atëherë do të kërkojnë një zgjidhje tjetër kjo për shkak se Florentino Perez ka deklaruar se nuk do të shpenzojë më teper se 400 mln euro në merkaton e ardhshme.