Ballkani largon Sermaxhajn, skuadra i besohet Sejdiut

Ballkani largon Sermaxhajn, skuadra i besohet Sejdiut

Qëndrimi i Sami Sermaxhajt te Ballkani ka zgjatur vetëm 7 muaj. Pas humbjes së fundit me Trepçën 89, kryesia e klubit dhe trajneri kanë patur një ballafaqim dhe me marrëveshje kanë vendosur që të shkëputin marrëdhëniet kontraktuale.

Sermaxhaj e ka drejtuar Ballkanin në 27 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 11 fitore, 5 barazime dhe 11 humbje.

Largimi i trajnerit ndodhi vetëm dy ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës kundër Feronikelit. Pasuesi i Sermaxhajt, sikurse ka mësuar Supersport, do të jetë Gani Sejdiu, që do të debutojë menjëherë ndaj ish-skuadrës së tij, Feronikelit. Trajneri mitrovicas ka fituar çdo trofe të mundshëm në Kosovë, titullin kampion me Trepçën dhe Feronikelin, si dhe Kupën dhe Superkupën e Kosovës në krye të ekipit nga Drenasi.