Thaçi: BE pa vonesa ta marrë vendimin për heqjen e vizave

Thaçi: BE pa vonesa ta marrë vendimin për heqjen e vizave

Vonesa në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë çështje që serish ka diskutuar presidenti Hashim Thaçi me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kreu i vendit në një postim në Facebook shkruan se në takimet e sotme me presidentin Tusk dhe komisionarin Hahn në Bruksel, ritheksoi se zvarritja e vendimit për liberalizimin e vizave është e pakuptimtë dhe e papranueshme.

“Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave dhe duhet ta përshpejtojë rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Status quo-ja dhe mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor tejkalohen vetëm me lidership dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian për tërë rajonin tonë”, shkruan presidenti Thaçi, duke shtuar se Republika e Kosovës e ka orientim strategjik Bashkimin Evropian.


MË SHUME NGA Aktuale