Aeroplani më i madh në botë, kryen testimet e para të fluturimit

Aeroplani më i madh në botë, kryen testimet e para të fluturimit

Aeroplani më i madh në botë, i cili synon të bëhet platformë nisëse satelitët, ka përfunduar me sukses testimet e para të fluturimit.

Aeroplani arriti të fluturojë për 2 orë e gjysmë mbi shkretëtirën Mojave në lartësi deri në 5,181 metra.

Sipas testimeve të para, është mësuar se aeroplani arrin të lëvizë me një shpejtësi prej 302 km në orë.

Mjeti në fjalë është krijuar dhe zhvilluar nga ndërmarrja e hapësirës ajrore ‘Stratolaunch’, e ngritur nga bashkë-themeluesi i kompanisë ‘Microsoft’, Paul Allen, transmeton lajmi.net.

Ekipi testues ka kryer stërvitje standarde të avionëve, duke përfshirë një shumëllojshmëri të manovrave të kontrollit të fluturimit për të kalibruar shpejtësinë dhe sistemet e kontrollit të fluturimit.

Avioni i Stratolaunch është projektuar për të vepruar si një platformë nisëse për satelitët dhe për të vënë ngarkesa në orbitë.

Me 117 metra gjatësi krahësh dhe 73 metra gjatësi të bishtit, kompania e përshkruan avionin e saj si “aeroplan më të madh në botë”.