Volkswagen ID. Roomz kalon pritjet për një SUV elektrik

Volkswagen ID. Roomz kalon pritjet për një SUV elektrik

Koha e prodhimit është shumë afër.

Prej se e ka nisur linjën e makinave elektrike ID, kompania gjermane nuk ka ndaluar së befasuari me modele të reja. Madje, një të tillë e prezantoi edhe në Shangai.

I quajtur ID. Roomz është një SUV elektrik me tri radhë, ngjashëm sikurse Atlas, që tani e kemi parë në rrugë dhe terrene të vështira.

Vetëm se anëtari i gjashtë i ID i ka tejkaluar pritjet për një makinë të tillë, me dizajnin e butë futuristik, motor tërësisht elektrik dhe mundësi të mëdha për vetë vozitje.

Koncepti është i përbërë nga dy motorë elektrik, që së bashku prodhojnë 225 kilovat –ekuivalenti i 302 kuaj fuqive, më pas se 300 kW, apo 402 kuaj fuqi të Audi e-tron.

Me të gjitha këto mundësi, ID. Roomz shpejtësinë prej zeros deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 6.6 sekonda, teksa lëvizë me shpejtësi maksimale prej 180 kilometrave në orë.

Derisa ka mundësi të vozitjes për 450 kilometra, deri në mbushjen e radhës.

Të gjitha këto pritet t’i ketë edhe kur të del prej prodhimit më 2021, ndërsa nuk thuhet se është i vetmi, por do të lansohet edhe ndonjë Volkswagen tjetër nga e njëjta linjë.