Trumpi thotë se aeroplanit Boeing 737 duhet t’i ndërrohet emri

Trumpi thotë se aeroplanit Boeing 737 duhet t’i ndërrohet emri

Pasi kompania ajrore “American Airlines” njoftoi se po i anulon 115 fluturime në ditë për shkak të problemeve me aeroplanët Boeing 737 Max, presidenti Trump dha një ide.

“Çfarë di unë për brendet? Ndoshta asgjë, por sikur të isha në vendin e kësaj kompanie, do t’i rregulloja aeroplanët Boeing 737 Max, do t’ua shtoja disa veçori të mrekullueshme dhe do t’ua vendosja një emër të ri. Asnjë prodhim nuk është sfiduar më shumë se ky. Por sërish, çfarë dreqin di unë”, shkroi Trump në Twitter.

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera i kanë larguar nga përdorimi aeroplanët e tipit Boeing 737 Max pas aksidenteve tragjike që ndodhën në Etiopi dhe Indonezi. Kompania “Boeing” synon që ta rregullojë problemin e këtyre aeroplanëve deri në fund të prillit dhe të gjitha ndryshimet e bëra duhet të dorëzohen në Administratën Federale të Aviacionit dhe rregullatorëve të huaj për t’u miratuar.

Kompanitë ajrore po detyrohet që ta zgjasin afatin e mospërdorimit të këtyre aeroplanëve për shkak se kompania prodhuese e tyre dhe autoritetet përgjegjëse për këtë çështje thanë se nevojitet më shumë kohë që të bëhen të gjitha ndryshimet e nevojshme.

Kompania “American Airlines” posedon 24 aeroplanë të tipit Boeing 737 Max. Zyrtarët e saj kanë premtuar se stafi i tyre do të bashkëpunojë me udhëtarët që t’i menaxhojnë sa më mirë planet e udhëtimeve, shkruan “The Guardian”.