Sasia e ulët e kolesterolit rrit rrezikun e goditjeve

Sasia e ulët e kolesterolit rrit rrezikun e goditjeve

Një studim i bërë së fundmi, paralajmëron se gratë që kanë lipoproteinën e kolesterolit në një nivel shumë të ulët në gjak, mund të përballen me një rrezik të shtuar të goditjeve të ndryshme.

Sipas udhëzimeve të fundit nga “American College of Cardiology” niveli I densitetit të kolesterolit nw gjak, duhet të jetë nën 100 mmg. Kjo për shkak se profesionistët në përgjithësi e konsiderojnë kolesterolin të dëmshëm. Lipoproteina, është e nevojshme për funksionimin normal të qelizave, mirëpo kur sasia e tij rritet shumë atëherë ai mund të ngecë në arterie duke sjellur kështu probleme kardiovaskulare.

Sidoqoftë një studim I ri I bërë nga një spital I grave dhe nga Harvard Medical School, ka gjetur që gratë me sasi të ulët të kolesterolit nën 100mh/dl, mund të jenë më të rrezikuara nga goditjes e hemoragjisë apo gjakderdhjes së trurit. Ky lloj I goditjes është shumë I vështirë për tu trajtuar dhe më I rrezikshëm për një sjelljen e problemeve të tjera të shëndetit.

“Strategjitë për të ulur kolesterolin dhe nivelin e triglicerideve siç jane dieta apo marrja e statikëve janë shumë të përdorura nganjerëzit, për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare”, shpjegoi Pamela Rist. “Mirëpo, studimi jonë I gjatë ka treguar që të gratë niveli shumë I ulët I kolesterolit gjithashtu bartë disa rreziqe”, vazhdoi ajo.

Ky studim ka përdorur informacione të 27.937 grave të moshës 45 e më lartë, dhe ka vërejtur që 9% e grave, që kishin këtë nivel të ulët të kolesterolit nën 70mg/gl kishin përjetuar së paku një herë një krizë të tillë.

Hulumtuesit gjithashtu tregojnë që studimi I tyre kishte disa limite, due përfshirë faktin se ata kishin çasje vetëm në sasinë ekolesterolit dhe triglicerideve duke mos e pasur parasysh faktin se këto vlera mund të jenë të lidhura me menopauzën.