Komuna lajmëron qytetarët për bllokim të dy rrugëve në qendër të qytetit

Komuna lajmëron qytetarët për bllokim të dy rrugëve në qendër të qytetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar për fillimin e punimeve në rrugët ‘Ukshin Hoti’ dhe ‘Robert Doll’ në Prishtinë.

Ahmeti në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se qarllimi në këto rrugë do të jetë me kufizime.

“Sot kanë filluar punimet në rehabilitimin e rrugëve Ukshin Hoti dhe Robert Doll në qendër të qytetit. Qarkullimi do të jetë me kufizime, prandaj lusim për mirëkuptim deri në përfundimin e asfaltimit”, ka shkruar në facebook, Shpend Ahmeti.