Belgjika: Nuk ka dëshmi se Huawei mund të përdoret për spiunazh

Belgjika: Nuk ka dëshmi se Huawei mund të përdoret për spiunazh

Qendra belge e sigurisë kibernetike nuk ka gjetur dëshmi se pajisjet e telekomunikacionit të Huawei mund të përdoren për spiunazh.

Qendra, e cila i raporton kryeministrit belg, kishte për detyrë të analizojë kërcënimet e supozuara të Huawei, që furnizon me pajisje operatorët mobilë të Belgjikës Proximus, Orlandz Belgium dhe Telenet, njofton Reuters.

"Ne nuk kemi gjetur për momentin indikacione teknike që do të tregonin kërcënim për spiunim", thanë zyrtarë të kësaj qendre.

Huawei është vënë në shënjestër nga Uashingtoni, i cili e ndaloi rrjetin e tij 5G për shkak të shqetësimeve lidhur me lidhjet me qeverinë kineze dhe beson se vendet e tjera perëndimore duhet të bllokojnë teknologjinë e Huawei-t