Aksident trafiku, pesë persona të lënduar

Aksident trafiku, pesë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në autostradë në afërsi të fshatit Gjurgjicë të Drenasit.

Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet (kombi-bus), të dyja me targa vendore.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona, tre meshkuj dhe dy femra, të cilët kanë marrë lëndime të lehta

Nga policia kanë bërë të ditur se njesitet policore për menaxhim të trafikut në autostradë janë duke kryer procedurat e nevojshme.


MË SHUME NGA Aktuale