MZHR ndanë 95 mijë euro për projekte infrastrukturore në Rahovec

MZHR ndanë 95 mijë euro për projekte infrastrukturore në Rahovec

95 mijë euro janë planifikuar të shkojnë për realizimin e disa projekteve infrastrukturore në Rahovec.

Për këtë tashmë i pari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) Rasim Demiri.

Latifi ka treguar se në këtë bashkëpunim përfshihet asfaltimi i rrugës prej epopesë së UÇK-së, deri te Maja e Shkodranit.

 “Ky bashkëpunim përfshin asfaltimin e rrugës prej epopesë së UÇK-së deri te Maja e Shkodranit. Përveç tjerash, në projekt parashihet edhe një shteg për çiklizëm i gjatë 3300 m, ndërsa i gjerë 1.5m”, ka bërë të ditur Latifi.

Një bashkëpunim të tillë Latifi po e sheh të një rëndësi të madhe për turizmin e vendit që ai po udhëheq. Ai ka theksuar se Rahoveci do të vazhdojë me projekte të tilla edhe në të ardhmen.