Fillon aksioni për largimin e mbeturinave në Rahovec

Fillon aksioni për largimin e mbeturinave në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka inicuar një aksion për largimin e mbeturinave, i cili po mbikëqyret edhe nga kryetari i kësaj komuneje, Smajl Latifi.

Kjo iniciativë pikësynimin kryesor e ka në pastrimin e territorit të Çifllakut dhe përgjatë Drinit të Bardhë, në Rahovc.

I pari i kësaj komune ka theksuar se urdhëresa e tij për gjobat mandatore për hedhjen e mbeturinave është akoma në fuqi dhe se inspektorët janë vazhdimisht në terren, duke u kujdesur që të ketë sa më pak raste të krijimit të deponive dhe hedhjes së mbeturinave.

“Kemi filluar sot aksionin për heqjen e mbeturinave në Çifllak, përgjatë Drinit të Bardhë.

Mjedisi i pastër dhe i mbrojtur vazhdon të mbetet njëri nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisjes sime komunale, andaj aksionet e tilla deri në eliminimin e të gjitha mbeturinave nuk do të ndalen!

Gjithashtu, urdhëresa ime për gjobat mandatore për hedhjen e mbeturinave është akoma në fuqi dhe inspektorët janë vazhdimisht në terren, duke u kujdesur që të kemi sa më pak raste të krijimit të deponive dhe hedhjes së mbeturinave.

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet dhe të lajmërojnë të gjitha rastet e shkeljeve dhe hedhjes ilegale të mbeturinave.

Ta mbrojmë, ruajmë dhe kultivojmë bashkë mjedisin e bukur të Rahovecit”, ka shkruar Latifi në postimin e tij në “Facebook”.