BE-ja miraton bisedime të reja tregtare me SHBA-në

BE-ja miraton bisedime të reja tregtare me SHBA-në

Vendet e Bashkimit Evropian i miratuan planet për bisedime për tregtinë me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, janë pajtuar vitin e kaluar për reduktimin e barrierave tregtare.

Vendimi i ministrave të BE-së i jep autorizim Komisionit për të bërë bisedime formale.

Por, tashmë ekziston një mosmarrëveshje në lidhje me përfshirjen e mallrave bujqësore në bisedime ose jo.

Nëse bisedimet mbahen, ato nuk do të ishin përpjekja e parë e dy palëve për të bërë një marrëveshje tregtare.

Nën presidentin amerikan, Barak Obama, SHBA-ja dhe BE-ja kanë pasur një program negociatash, të njohur si Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve.

Ai ka qenë shumë i diskutueshëm, veçanërisht në Evropë.

Mes kritikave të shumta ishte pikëpamja se do t'iu jepte shumë mundësi bizneseve ndërkombëtare për të sfiduar vendimet e qeverive të zgjedhura.

Vendimi i së hënës i BE-së po ashtu nuk ishte unanim. Franca votoi kundër, ndërsa Belgjika abstenoi.

Zyrtarët francezë raportohen të jenë kundër negociatave tregtare me SHBA-në për shkak të vendimit të administratës Trump për t'u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për trajtimin e ndryshimeve klimatike.