Bie çatia e Katedrales Notre Dame, reagon edhe presidenti Trump

Bie çatia e Katedrales Notre Dame, reagon edhe presidenti Trump

Ka rënë çatia e katedrales së Notre-Damit që është ndër më të vjetrat në Evropë dhe është ndërtuar në shekullin e 12-të. Ndërkohë për zjarrin në Paris ka shkruar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Pamje dramatike janë publikuar në internet ku shihet se spiralja qendrore e katedrales Notre Dame rrëzohet në tokë.

Ndërsa raportet nga vendi i ngjarjes thonë se e gjithë çatia e katedrales ka rënë.

Katedralja e Notre-Damit u përfshi sot nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi.

Ende nuk dihen se cilat janë arsyet e zjarrit në katedralen që daton nga shekulli i 12’të, por sipas të dhënave të para të FoxNews, thuhet se faji mbetet te ndërtuesit të cilët ishin duke ri-konstruktuar tempullin.

Zjarrfikësit siç po shihet po e kanë shumë të vështirë që ta ndalojnë zjarrin, për shkak se ai është përhapur në përmasa të mëdha.

Trump shkroi në Twitter se ndoshta duhet të përdoren avionë me rezerva uji për ta ndalur zjarrin.

“Shumë e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen e Notre-Damit në Paris. Ndoshta avionët me rezerva uji duhet të përdoren që ta ndalin atë. Duhet të veprohet shpejtë”, shkroi Trump në Twitter.

Përndryshe katedralja e Notre-Damit është ndër më të vjetrat në Evropë, dhe është ndërtuar në shekullin e 12’të.